11,09,2025

Norvegjia më e lumtura në botë, Kosova e 78-ta

Must Read

Norvegjia është cilësuar si vendi më i lumtur në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian, sipas raportit Botëror për matjen e Lumturisë të publikuar të hënën.

Kombi skandinav, i cili vitin e kaluar ishte renditur si vendi i katërt më i lumtur në botë, këtë vit është renditur në vendin e parë në bazë të disa llogaritjeve për matjen e lumturisë shoqërore.

Llogaritjet bëhen në fushat si: kujdesi, liria për të marrë vendime të jetës, bujaria, qeverisja e mirë, ndershmëria, çështjet shëndetësore dhe të ardhurat, transmeton kp.

Danimarka, këtë vit u rendit e dyta, e ndjekur nga Islanda dhe Zvicra.

Kosova, sipas raportit vjetor të Lumturisë është renditur në vendin e 78-të në botë, ndërsa Shqipëria në vendin 109 në mesin e 155 vendeve të botës.

Ja cilat janë 20 vendet më të lumtura në botë për këtë vit:

1. Norvegjia
2. Danimarka
3. Islanda
4. Zvicra
5. Finalnda
6. Holanda
7. Kanadaja
8. Zelanda e Re
9. Australia
10. Suedia

11. Izraeli
12. Kosta Rika
13. Austria
14. SHBA
15. Irlanda
16. Gjermania
17. Belgjika
18. Luksemburgu
19. Mbretëria e Bashkuar
20. Kili

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img