26,11,2024

Doli nga shtypi romani “Sulmuesi vetëvrasës” i autorit Shkelzen Marevci

Must Read

Ditë më parë doli nga shtypi romani me titull: “Sulmuesi Vetëvrasës” i autorit Shkelzen Marevci.
Autori i këtij libri (romani) është marr seriozisht me trajtimin e dukurisë së ekstremizmit dhe radikalizmit i cili të shpije në terrorizëm.
Në kuadër të trajtimit të kësaj dukurie, autori ka botuar edhe një libër me titull: “Islami, fe e paqes apo terrorit”.
Ky fenomen i quajtur ndryshe ankthi i shekullit kohëve të fundit është shndërruar në një ankth psikologjik për të gjithë.
Autori, nëpërmjet këtij romani synon vetëdijesimin e të rinjve nga mashtrimet dhe manipulimet e individëve të cilët janë mbuluar me petkun e fesë dhe imamit të vërtet.
“Ky libër do t’i mundësoj dhe qartësoj lexuesit të kuptuarit e arsyes se përse njeriu (i riu) shndërrohet në bombë plasëse. Gjithashtu, do ta futë lexuesin brenda mendjes së terroristit dhe brenda grupeve terroriste (si mendojnë ata, si veprojnë, cilat janë metodat e përdorura për shpëlarjen e trurit tek të rinjtë, cilat janë temat që ata diskutojnë brenda grupit, si motivohen dhe devijohen të rinjtë për të kryer akte terroriste, si keqinterpretohen dhe keqkuptohen temat e caktuara me qëllim të devijimit të rinjve, si organizohen, etj). Duke qartësuar këto tema, të rinjtë do ta kuptojnë se, të vrasësh në emër të fesë është një vepër e urryer dhe jashtëzakonisht e dënueshme nga Zoti” ka thënë Marevci

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img