28,11,2024

Këngëtarja më e pasur shqiptare: Kam hotel, restorant, shtëpi në Gjermani, Ulqin,… (FOTO)

Must Read

Shpesh është bërë diskutim nëse profesioni i këngëtares/it mund të të japë të ardhura të kënaqshme në Shqipëri. Shumë artistë në vendin tonë kanë deklaruar se nuk mund të sigurojnë të ardhura duke patur artin si primar. Besa Kokëdhima ditë më parë deklaroi në ‘Xing me Ermalin’ se e mban ende i ati dhe se ajo e ka ditur që në fillim se kjo punë nuk do e bënte të pasur.

Por, nuk mund të themi të njëjtën gjë për Gjyste Vulajn. Në një intervistë për ‘Kosovarja’, këngëtarja i është përgjigjur pyetjes nëse është më e pasura ndër koleget e saj. “Unë jam e pasur shpirtërisht, por sa i përket gjëndjes financiare unë kam një hotel, një restorant dhe shtëpi të madhe në Gjermani. Gjithashtu një shtëpi në Tuz dhe një vilë në Ulqin dhe kam investuar në pasuri të tjera të patundshme. Mund të them që paratë e muzikës më kanë siguruar një të ardhme të bukur,” ka thënë Vulaj.
Ajo është e martuar me menaxherin e saj dhe kanë një djalë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img