Jemi mësuar që shumë artikuj ushqimorë ti gjejmë rreth rrugës por si duket tani s’është çudi që të gjeni edhe bukë.
Këto bukë sot në mëngjes qëndruan skaj rrugës “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Siç shihet edhe në foto kjo gjendej mu para stacionit të Policisë në Ferizaj, afër rrethrrotullimit.
Sipas fotove që ka dërguar një lexues në redaksinë e FerizajPress, kjo bukë është lënë nga njëri shpërndarës dhe pas gjysmë ore një makinë tjetër po e të njëjtës kompani e ka marrë dhe e ka dërguar atje për ku ka qenë e destinuar.
Po të ishte fjala për ndonjë artikull jo ushqimor ndoshta edhe kjo do të merrej si një barometër i sigurisë ku mund të lësh materialin skaj rruge dhe të mos rrezikohesh që ta humbësh ,por kur është fjala për artikuj ushqimorë kjo ndërron dhe duhet të jetë një alarm për pronarët që të kenë kujdes për artikujt të cilët i shpërndajnë si dhe për inspektorët të cilët duhet të marrin masa në raste të tilla.
Kjo ka ndodhur në ditën e sotme në orët e hershme të mëngjesit, që nga ora 5 e 20 deri ora 6:00.