13,01,2026

Anëtari i Kryesisë së PDK’së: Demarkacioni s’e çon Kosovën në zgjedhje të reja

Must Read

Elmi Reçica, anëtar i Kryesisë së PDK’së, ka thënë se nuk do të përdoret dështimi eventual i demarkacionit si shkas për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se shënimi i vijës kufitare është çështje e brendshme e Kosovës dhe se asnjë problem me Malin e Zi nuk ekziston.

“Është çështje e Qeverisë së Kosovës se kur do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës Marrëveshja për Demarkacion. Ne nuk kemi ende ndonjë konfirmim zyrtar se kur do të procedohet nga ana e Qeverisë, por demarkacioni nuk do të shfrytëzohet si shkas për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë zyrtari i PDK’së.

Reçica, i cili është edhe Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme, ka thënë se dialogu me Serbinë është bllokuar për shkak të obstruksioneve të palës serbe.

“Dialogu është pezulluar për shkak të veprimeve destruktive të Serbisë”, ka thënë Reçica, për Deushe Welle.

Dialogu me Serbinë është pezulluar me një vendim të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë thënë se s’do të ketë dialog me Beogradin pa u liruar Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të mbahet në Francë, për shkak të një flet arresti të Serbisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img