27,11,2024

Hillary Clinton thotë se është gati të ‘dalë nga pylli’

Must Read

“Jam gati të dal nga pylli dhe të ndihmoj kombin e përçarë”. Kështu ka deklaruar ish-kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hilary Clinton.

Gjatë një takimi para komunitetit irlandezo-amerikan në vendlindjen e babait të saj, Scranton në Pennsylvania, me rastin e festës së Shën Partrikut, ajo u shpreh:

“Unë nuk besoj se duhet të lejojmë që ndasitë politike të ashpërsohen e të kthehen në ndasi personale. Ndaj ne thjesht nuk mund ta injorojmë dikë e t’i kthejmë kurrizin vetëm sepse nuk jemi politikisht dakord me të”, tha ish-Sekretarja e Shtetit, transmeton OraNews.

Deklarata e ish-Sekretares së Shtetit duket se i referohet periudhës pas humbjes në zgjedhjet presidenciale përballë kandidatit republikan Donald Trump, ku ajo ishte parë shpesh herë të shëtiste vetëm në pyllin Chappaqua në New York.

Rivalja e ashpër e Trump gjatë fushatës elektorale bëri thirrje për unitet dhe për përpjekje të përbashkëta për të kuptuar ndasitë dhe bashkëpunimin për të gjetur të përbashkëtat që çojnë vendin përpara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img