Kontrabandë me vezë, arrestohen pasi u kapën me 72 mijë sosh

Must Read

Policia në raportin e përditshëm njofton se ka arrestuar tre persona në fshatin Stanqiq të Gjilanit nën dyshimet e kontrabandimit me vezë.

Të arrestuarit 72000 copë vezë po i transportonin përmes rrugëve ilegale.

“Janë arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit janë takuar duke transportuar me automjetin e tyre  200 pako me vezë pule (72000 copë) dyshohet se për  destinacionin kishin epublikën e Maqedonisë përmes rrugëve ilegale”, sqaron raporti policor.

Sipas policisë të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor, ndërsa automjeti dhe vezët e gjetura në të janë konfiskuar.

Në maj të vitit të kaluar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës njoftoi se do të lejojë në treg vetëm vezët që kanë të shtypur kodin e prodhuesit të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img