15,11,2024

Ambasadori amerikan për herë të parë komenton idetë për Shqipërinë e Madhe

Must Read

Gjatë një intervistë në emisionin “Sporazum”, Delawie është pyetur se çfarë e justifikon krijimin e Ushtrisë së Kosovës – aspiratat për krijimin e Shqipërisë së Madhe apo diçka tjetër.

Ambasadori amerikan ka thënë se “Kosova është një shtet i pavarur dhe ne sigurisht e pranojmë se është e drejtë e një shteti të pavarur të ketë një ushtri nëse ai dëshiron. Është çështje sovraniteti”, transmeton Gazeta Express.

“Sa i përket Shqipërisë së Madhe, unë mendoj se kufijtë e Ballkanit kanë ndryshuar boll në dekadat e fundit, dhe unë jam shumë i kënaqur me kufijtë e sotëm”, është shprehur Delawie.

“Ne mbështesim Kosovën dhe kufijtë e saj aktualë, kufijtë që ajo i ka që prej pavarësisë së saj, kufijtë që janë në flamurin e Kosovës, dhe ne vazhdojmë të mbështesim Kosovën si shtet i pavarur e sovran”, ka thënë më tej ambasadori amerikan.

“Ne po punojmë për të bërë një Evropë të kompletuar, të lirë dhe paqësore, në fjalët e Churchillit, dhe ne besojmë se Ballkani në veçanti, dhe Evropa në përgjithësi, do të jenë më mirë me një Kosovë sovrane e të pavarur, në paqe me fqinjët e saj”, ka përfunduar përgjigjen Delawie. /Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img