15,11,2024

Asambleistja Gashi-Bytyqi ka falënderuar për përrahje

Must Read

Dua të falënderoj të gjitha mediet që ishin sot me ne, po ashtu falënderoj organizatorët e kësaj proteste, Grupin e Grave Asambleiste të cilin e kryeson znj. Mimoza Sojeva-Pajaziti, Gruan Demokratike të Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje, OJQ-të dhe të gjithë pjesëmarrësit që janë bashkuar sot me ne, që bashkërisht protestuam kundër ‘Gjuhës Denigruese’ që vazhdon të përdoret ndaj grave, por në këtë rast, ndaj dy gjinive.
Me përgjegjësi vazhdimisht kam qenë zëri i votuesve të mi, e njëkohësisht i të gjithë qytetarëve të Komunës së Ferizajt. Reagimet e mia kanë qenë gjithmonë të bazuara në arsyeshmëri, kam qenë vazhdimisht kundër propozimeve që kanë qenë në kundërshtim me ligjet, sidomos ato vendime që kanë ndikim të madh në zhvillimin e komunës, siç ishte Plani Zhvillimor Komunal, që ishte pikë shumë e rëndësishme në seancën e fundit. Unë nuk kam pritur një reagim të tillë sidomos nga kryetari i Komunës, i cili padyshim duhet të jetë shembull për të tjerët. Jam ndier e fyer tej mase…
Sot, ne protestuam kundër çdo lloj dhune, kundër fyerjeve dhe kërcënimeve, sepse kur ne fyhemi në institucione çfarë të presim më pas…? Ky le të jetë një mesazh për të gjithë, se duhet të respektohen të drejtat e lirisë së shprehjes, të respektohet ligji për barazi gjinore dhe mos të bëhen diskriminime gjinore.
Përkrahja juaj është për barazi gjinore, dhe jo partiake. Kjo përkrahje më motivon edhe më shumë për të luftuar dukuritë e njëjta si gjinia e kundërt, dhe pavarësisht fyerjeve të tilla që më janë bërë, ju siguroj se zëri im do të jetë edhe më i fuqishëm dhe më i vendosur për të ngritur çështjet që janë në interes të qytetarëve tanë.
Unë po e përmbyll me një thënje të Lope de Vega: “Të nderosh gruan është një detyrë, së cilës çdo njeri i ndershëm duhet t’i bindet që kur lind.”
Me respekt
Kristina Gashi-Bytyçi
Anëtare e Kuvendit Komunal në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img