15,11,2024

Vullnetarët ftojnë qytetarët në iniciativën humanitare “Bashkë dhurojmë gëzim”

Must Read

Vazhdohet me aktivitete humanitare. Të ndihmosh të tjerët është virtyt i të mirëve.
Një mori aksionesh humanitare të marra nga profesoresha Hysnije Mustafa Shamolli bashkë me nxënësit e saj, për tu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, pasohet nga aksioni i radhës, i cili do të jetë pak më ndryshe. Kësaj radhe ata po organizojnë muzikë “live” në sheshin e qytetit dhe gjithashtu ëmbëlsira për të grumbulluar të holla për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Aksionet e saj njihen për transparencë dhe bashkëpunimin të madh me të gjithë qytetarët e Ferizajt, duke dalë kështu aksione të suksesshme humanitare.

Paratë e grumbulluara nesër do të përdoren për blerjen e ushqimeve për familjet nevojtare, të cilave gjithashtu do tu dhurohen edhe veshmbathje të dhuruara nga qytetarët gjatë ditëve të kaluara.

Ftesa e tyre për nesër është si vijon:
“Vazhdojmë me aktivitet humanitare!

Të ndihmosh të tjerët është virtyt i të mirëve.

Nesër nga ora 12:00 ejani në shesh dhe bëhuni pjesë e iniciativës për ti ndihmuar familjet në nevojë. Mund të dëgjoni muzikë nga të rinjtë e qytetit tonë, të shijoni ëmbëlsirat e përgatitura nga ta dhe të dhuroni për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

Bashkë mund të dhurojmë gëzime dhe dashuri!”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img