24,04,2025

Salihaj: Ushtrinë duhet ta bëjmë me Amerikën, veprimet e Thaçit janë të dyshimta

Must Read

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet në bashkëpunim me Amerikën, të paktën kështu ka vlerësuar deputeti nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj.
Salihaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “është absurditet i madh nëse veprohet pa përkrahjen e amerikanëve”.
Këto komente Salihaj i bëri duke komentuar deklaratën e fundit të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, i cili për Telegrafin theksoi se “Kuvendi duhet ta hedh poshtë projektligjin për Ushtrinë”.

“Ushtrinë tonë duhet ta bëjmë me Amerikën. Kjo që po bën Hashim Thaçi është tejet e dyshimtë. Të gjithat që i ka arritur Kosova deri tash, përfshirë pavarësinë, i ka fal Amerikës dhe shteteve përkrahëse të Kosovës”, ka thënë Salihaj.

Ai theksoi më pas se “Thaçi nuk është i koordinuar me SHBA-të dhe as me institucionet tona”.

“Pra, me kënd është i kordinuar ai? Ndoshta me Serbinë?”, shprehet Salihaj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img