25,12,2024

Një akstivitet bamirësie që ia vlenë të përkrahjet

Must Read

Ferizaj, 16 mars.Nxënësi e Gjimnazit Shkencor”Kuvendi i Arbërit” janë përfshirë të enjten në një aksion humanitarë bamirësie.Në hollin e objektit kanë ekspozuar produkte ushqimore të përgatitura në shtëpi.

Me mjetet nga shitja e këtyre produkteve po donë t’i ndihmojnë veteranit të UÇK-së, Xhon Harrison , i cili aktualisht vuan nga një sëmundje e rëndë.Kryetari I Këshillit të Nxënësve, Bajrush Rrahmani, e ka vlerësuar kontributin e nxënësve, duke thënë se i ka përmbushur pritshmëritë.
“Aktiviteti i ka përmbushur pritshmëritë.   Jemi bërë bashkë në këtë rast me një qëllim fisnik.Ish-ushtari i UÇK-së, Xhon Harrison, ka dhënë kontribut e tij për kauzën tonë.Ky aktivitet e ka simbolikën e vetë” është shprehur Rrahamani.
Kontributin e nxënësve ka vlerësuar edhe drejtori i shkollës, Enver Azemi, i cili me këtë rast ka vë në dukje solidaritetin i cili në këtë asnjëherë nuk ka munguar.Ai ka thënë se kontributi i nxënësve në këto raste edhe duhet të vlerësohet.
Ndryshe, aktiviteti i nxënësve ka vazhduar edhe gjatë ndërrimit të pasditës me qëllim që misioni të përmbushet ashtu siç është paraparë.Ish -ushtarit të UÇK-së, Xhon Harrison i nevoitet përkrahje materiale me qëllim të përballimit të shpenzimeve për trajtimin e sëmundjes.Ky aksion po mendohet se do të përkrahjet edhe nga shkollat tjera por edhe institucionet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img