Volejbollistët e KV “Luboteni” s’kanë të ndalur.Vazhdojnë me fitore.
Në kuadër të lojërave të Kampionatit kanë mundur ekipin “AS Vushtrria” nga Vushtrri me rezultat 3:0 në seta.
Kësaj radhe volejbollistët e “Lubotenit” e fitoren e festuan në “Fitore” se për këtë po festonte edhe sponsori kryesor i këtij ekipi ferizajas.
KV “Luboteni” me lojën që është duke treguar tani ka siguruar një distancë nga ekipi i dytë në tabelën e klasifikimit e që tani po tregon vërtet lojë cilësore dhe pa frikën e rrezikimit të kreut të tabelës.