Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli thotë se jo zyrtarisht ka lexuar Projektligjin për FSK-në. Topalli në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, përmend disa të meta të cilat i ka ky Projektligj.
“Ne jemi në proces të analizës së Projektligjit. Ne angazhohemi edhe për këtë Ligj që është shumë i mangët dhe nuk e transformon FSK-në në ushtri. Ne kur ta kemi zyrtarisht Ligjin do të analizojmë në tërësi dhe do të dalim me një version përfundimtar”, tha Topalli në “Kontakt” në Tribuna Channel.
Sipas Topallit, Kosova duhet të ketë ushtrinë sepse sipas tij, vendi nuk ka mbrojtje të mirëfilltë.
Ja çfarë thotë Topalli për mangësitë e Projektligjit për FSK-në, në intervistën e dhënë: