20,11,2024

Shumë shpejt do të fillojë rregullimi i sheshit në Ferizaj

Must Read

Kjo u bë e ditur përmes një konference për medie drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Gafurr Ilazi. Ai theksoi se këtë vit pothuajse të gjitha investimet kapitale do të jenë në qytete, sepse në shumicën e fshatrave të komunës sonë, janë kryer projekte të një rëndësie të veçante.

“Kontrata është nënshkruar për rregullimin e sheshit, për pjesë të cilat janë të parapara me projekt dhe shumë shpejt pritet të fillojnë punimet në rregullimin e sheshit dhe në projektet tjera të rrugëve, por edhe në kanalizim dhe ujësjellësve, ndërsa shuma për rregullimin e sheshit është afër 99 mijë euro”, ka thënë drejtori Ilazi, përderisa ka shtuar se këtë vit shuma e investimeve kapitale kap shumën mbi 8 milion euro, që krahasuar me vitet e kaluara këtë vit kjo shumë është më e madhe.

U bë e ditur se tashmë janë iniciuar edhe procedura të tenderim për disa projekte siç është projekti për asfaltimin e rrugicave të qytetit me katër loto, projekti për rregullimin e rrugës në fshatin Surqinë, rregullimi rrugëve në fshatin Doganaj, rrugët ne fshatin Varosh, Muhovc dhe në fshatin Talinovc të Jerlive, projekte këto që janë parapare me buxhetin e këtij viti.

Drejtori i Infrastrukturës Gafurr Ilazi, tutje ka shtuar se ju kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik të cilët kanë të nënshkruara kontrata e tyre që tashmë të fillojnë edhe realizmin e punimeve, që sipas tij brenda këtij muaji do të fillojnë se realizuari të gjitha projektet e parapara për këtë vit.

Përveç projekteve që janë në listën e Drejtorisë së Infrastrukturës, edhe Ministria e Infrastrukturës ka ndarë mjete edhe për realizimin e disa projekteve në Komunën e Ferizajt.

“Kjo ministri ka ndarë mjete për rrugën e cila shkon në drejtim të Talinovcit të Muhaxhereve në drejtim të magjistrales ose rruga vjetër për në fshatin Softaj dhe Pojate, është projekti i rrugës Papaz-Sazli, Prelez i Muhaxherëve dhe Jerlive, rruga që lidh fshatin Pleshinë me Kashtanjevën, rruga e cila fillon nga Rahovica në drejtim të Kishnaoplës dhe është rruga e fshatit Bibajt dhe lidhet magjistralen. Po ashtu kemi edhe projektet e në Drejtorinë e Infrastrukturës, siç është asfaltimi i rrugicave në Dubravë, projekt i financuar e bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës si dhe po nga kjo ministri kemi edhe ndërtimin e disa fushave sportive që janë në kuadër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, ka thënë drejtori Ferati.

U tha se nga projektet e vitit të kaluar kanë filluar punimet në pesë projekte siç është ai i rrugës Greme-Gaçke-Burrnik projekt tre vjeçare i cili është i financuar nga Ministria e Infrastrukturës, por i cili është me mbikëqyrje nga ana e Komunës së Ferizajt, punimet kanë filluar edhe në lagjen e Dragoshëve në fshatin Sojevë, asfaltimi i rrugëve në fshatin Rahovicë, rregullimi i rrugëve në fshatin Lloshkobare dhe Manastircë si dhe rregullimi i çerdhes në fshatin Greme i cili është projekt tre vjeçare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img