18,11,2024

Plani Zhvillimor Komunal del në diskutim publik

Must Read

Ferizaj. 09.03,2017. Me 20 vota pro, 3 kundër dhe 13 abstenime, është marr vendim që Planin Zhvillimor Komunal për tetë vitet e ardhshme të del në diskutim publik.

Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal të Ferizajt, Faruk Guri, ka bërë prezantimin e të gjitha pikave të rendit të ditës që ishin parapare që të diskutohen për këtë mbledhje. Por pika e cila më së shumti ngjalli debat dhe që u diskutua gjerë e gjatë për katër orë rresht ishte propozim-vendimi për rishqyrtimin e vendimit të datës 01.nr.16 vendimi për shqyrtimin publik për Planin Zhvillimor Komunal.

Në këtë pikë të rendit të ditës edhe kompania konsulentë INSI, ka bërë prezantimin ne mënyrë detaje të këtij plani, por edhe të hartave zonale të cilat janë punuara në mënyrë paralele. Pas këtij prezantimi asamblesitët e Kuvendit, kanë diskutuar mjaft gjatë sa i përket këtij plani, duke dhënë vërejtjet, por edhe sygjerimet e tyre, ndërkaq asambleistëve iu është përgjigjur drejtori i urbanizmit Faik Grainca si dhe përfaqësues të kompanisë Insi.

Pas shumë diskutimeve fjalën e morri edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, duke thënë se propozues i Planin Zhvillimor Komunal është qeveria lokale e Ferizajt dhe nuk janë drejtorët e Drejtorive Komunale.

“Instituti Insi është zgjedhur kompani konsulentë në bazë të procedurave të tenderim, e cila më sukses ka realizuar detyrën e vet. Mënyra se tash ne do të dalim nga agjendat e interesit qytetarë, në agjenda personale, politike e familjare nuk është në nderin dhe në nivelin e këtij Kuvendi që të debatojë këto tema. Andaj është mirë që ne të diskutojmë me gjakftohtësi dhe ska nevojë që në ta shfrytëzojmë këtë foltore për promovimet nga më të ndryshmet, sepse kemi krijuar kulturë të komunikimit dhe të bashkëpunimit për interesin e qytetarëve, dhe nuk ka arsye që një dokument kaq të rëndësishëm pas statutit të Komunës, që ne të merremi me çështje që absolutisht nuk janë në interesin e përfaqësuesve tuaj politik, por as të partive tuaja politike dhe as të interesit qytetarë dmth të votuesve sepse nuk mund të themi ne se tash nuk e votojmë këtë plan zhvillimor. Në qoftes se ka shkelje të ligjit nuk jeni ju ata, që duhet të merreni me këtë, por është prokurua, gjyqësia dhe krimet ekonomike”, ka thënë kryetari Svarqa.

Pas fjalës së kryetarit asmabslitët e Kuvendit të Komunës, me 20 vota pro, 3 kundër dhe 13 abstenime, kanë marr vendim që që Planin Zhvillimor Komunal për tetë vitet e ardhshme të del në diskutim publik.

Në këtë mbledhje betimin si anëtarë ë i ri i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, nga radhët e AKK-së e dha Habib Kamberi. Po ashtu u vendos që anëtare e re e Komitetit për Politikë e Financa po nga radhët e AAK-së të jetë edhe Xhemile Murati-Shabani.

Me vota unanime u votua edhe korrigjim vendimi i për destinimin e rritjes së të hyrave vetanake të vitit 2016, propozim – vendimin për bartjen e mjeteve nga viti 2016 në vitin 2017.

U mor vendim po ashtu për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të parcelave Nr.P – 72217056 – 00493 – 0, dhe Nr.P – 72217056 – 00494 – 0.

Në mbledhjen e KK-së po ashtu u morë vendim edhe për shkëputjen e tri kontratave të pronave komunal të cilat ishin dhënë në shfrytëzim afatshkurtër. Kontrata ju shkëput Elfete Bislimit, Florim Reçicës, për Lulzim Tashollin si dhe u morr vendim për anulim të pjesërishëm për Hajdin Rushitin.

Gjerë e gjatë u diskutua edhe për propozimin për aprovimin e ofertës-raporti i komisionit për dhënien në shfrytëzim për konkursin e datës 14 nëntor të vitit të kaluar si dhe për propozim për aprovim të ofertës – raporti i komisionit për dhënien e tokave në shfrytëzim për konkursin e datës 17 dhjetor 2016. Por edhe pas këtyre diskutimeve vendimi u morë nga ana e asamblestëve.

Po ashtu u diskutuan edhe për propozim- vendimin për destinim të pjesës së ngastrës kadastrale 49-0 Z.K. Sazli, propozim- vendimin për destinim të pjesës së ngastrës kadastrale 467-0 Z.K. Papaz, për propozim- vendimin për dhënien në partneritet publiko-privat për parking publik P-72217092-01749-1, propozim- vendimin për dhënien në partneritet publiko-privat për parking publik P-72217092-01746-0, propozim- vendimin për dhënien në partneritet publiko-privat për stacionin e autobusëve dhe trafikut urban, objekti për kategoritë të dalura nga lufta dhe rasteve tjera për lagjen e tyre si dhe qendra tregtare.

Po ashtu u diskutua edhe për propozim për Kuvendin e Komunës për miratimin paraprak të Vendimit për dhënien në shfrytëzim afat gjatë të parcelave P-72217011-01708-2.

Në këtë mbledhje të gjatë maratonike janë diskutuar edhe pika të ndryshme të rendit të ditës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img