Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e zhgënjyer me vendimin e sotëm të Gjykatës franceze lidhur me liderin saj, Ramush Haradinaj.
Edhe dega e AAK-së në Ferizaj këtë zhgënjim, ka vendosur ta shfaqë përmes një thirrje tek qytetarët ferizajas për pjesëmarrje në protestën gjithëpopullore në Prishtinë.
Për për këtë dega e AAK-së në Ferizaj sot ka mbajtur një takim me të gjitha strukturat e këtij subjekti politik.
Me këtë rast Xhavit Zariqi, kryetar i degës në Ferizaj ka bërë thirrje për një pjesëmarrje sa më masovike.
“Është kjo një lojë politike që po i bëhet çlirimtarëve të Kosovës, atyre që edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës i shpalli të pajafshëm. Drejtësia Franceze po bie nën ndikimin e propagandës serbe dhe akuzave të trilluara, akuza që vien nga ata që bënë krime dhe u dënuan nga gjithë komuniteti ndërkombëtarë” ka thënë Zariqi
Protesta gjithëpopullore është paralajmëruar për këtë të shtunë, më 4 mars, në ora 13, në Sheshin Skenderbeu.