26,11,2024

Viets: Të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi

Must Read

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovës Angelika Viets, nga Ferizaj thotë që të votohet demarkacioni, në mënyrë që të ketë edhe liberalizim të vizave.
Këto komente për demarkacionin dhe liberalizmin e vizave ambasadorja e Gjermanisë i bëri pas takimit që pati me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ajo pas këtij takimi tha se të gjitha zhvillimet që shohim janë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Associmit (MSA), e cila është nënshkruar dhe ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016.
“Ajo çfarë ne e shohim në Marrëveshjen e Stabilizimit Associmit është që kjo sjell ndryshime të mëdha për qytetarët e Kosovës, por drejtimi kryesor që duhet ta marre Kosova nëpërmjet implementimit të MSA-së do të jetë standardizimi, vlerat evropiane nëpërmjet të cilave Kosova do të afrohet me BE-në dhe mendoj që ky është një hap shumë i suksesshëm drejt përafrimit me Bashkimin Evropian”, tha Viets.
Sipas saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje bën pjesë edhe liberalizmi i vizave, sepse sipas saj për t’u afruar me Bashkimin Evropian së pari duhet të mësohen standardet që të arrihen dhe për këto ndryshime është i nevojshëm edhe shkëmbimi dhe pikërisht për këtë janë vizat.
“Për momentin të gjithë kosovarëve ju duhen vizat për të udhëtuar në BE dhe ne si ambasadë Gjermane, jemi ambasada më e ngarkuar me dhënien e vizave, jo vetëm për këtë, por ne e mbështesim dëshirën e kosovarëve apo të Qeverisë së Republikës së Kosovës për një liberalizmi të vizitave, mirëpo nga ana tjetër e dimë që janë ende dy kritere të cilat duhet të plotësohen e që nuk janë bërë nga Qeveria e Kosovës, dhe pikërisht për këtë arsye ne mendojmë se njëri ndër kriteret e që duhet të plotësohet tani për liberalizmin e vizave, është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, për të cilin është obliguar Kosova qysh në vitin 2013 dhe për këtë apeli im është që të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit, sepse edhe nga këndvështrimi ynë ne kemi pasur një ekspert i cili është angazhuar për demarkacionin me Malin e Zi, dhe jemi plotësisht të bindur se marrëveshja është në rregull. Këtu ndoshta mund të flitet edhe në 10 vitet e ardhshme për demarkacionin, mirëpo në të njëjtën kohë fqinjët tuaj vetëm do të jenë në BE. Ne mbështesim Kosovën në rrugën e Bashkimit Evropian dhe ky integrim fillon pikërisht nga komunat gjë për të cilën e falënderoj kryetarin që ma mundësoi edhe këtë vizitë në Ferizaj”, ka thënë Viets.
Në këtë takim ambasadorja Viets ka thënë se kryetari Svarqa ka arritur edhe rezultate të shumta, duke bërë kështu që Ferizajt të jetë njëri ndër qytete më të fuqishme në Republikën e Kosovës.
E nga ana tjetër edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur mirënjohës ndaj ambasadores gjermane Angelika Viets duke përkrahur idenë e saj që të behet edhe ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Në këtë takim kryetari Svarqa, ambasadoren e ka njoftuar edhe më shumë çështje që lidhen me qytetin e Ferizajt, por edhe më Kosovën.
“Biseduam për çështje aktuale për të cilat po kalon Kosova, por edhe qyteti i Ferizajt, tema me interes për zhvillimin e bashkëpunimit të gjithanshëm që ndërlidhet edhe me sferën e bashkëpunimit ekonomik, në bashkëpunimin me afarizmin e Komunës së Ferizajt, me afaristët mërgimtarë në shtetin e Gjermanisë. U dakorduam që përmes Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare që të kemi një bashkëpunim edhe më të fuqishëm. Po ashtu ambasadoren e njoftova për rezultatet e arritura në zhvillimin ekonomik të Komunës së Ferizajt, për rritjen e numrit të bizneseve, për rritjen e fuqisë ekonomike në përmbushjen e arkës së shtetit, për rritjen e numrit të të punësuarve, por edhe të subvencionimit që po bëjmë në bujqësi si dhe natyrisht isha shumë i kënaqur edhe për vlerësimet e ambasadores në ndryshimet që po i sheh nga vizita në vizitë që po i bën në Komunën tonë”, ka thënë kryetari Svarqa.
Në këtë takim ambasadorja Viets dhe kryetari Svarqa, janë takuar edhe me dy risimtarë ferizajas të cilët kanë bërë shpikje, njëri në fushën e farmacisë dhe tjetri në pastrimin e gazit të automjeteve.

16999146_1451101424924676_8019448348683487650_n 17098472_1451101518258000_6226727438727387790_n 17017203_1451101521591333_285427866637959627_o 16997958_1451101531591332_228264992015451053_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img