Shoqata “Zef Kolombi” është shoqata që na ka sjellur disa prej aktiviteteve më të mira, aktivitete/projekte më të cilat qytetarët e Ferizajt mburren sepse kjo shoqatë ka arritur të ndryshoj imazhin e Ferizajt kur është fjala për vlera artistike figurative.
Duke filluar prej Mural Fest, një prej aktiviteteve që la gojëhapur shumë qytetare të Ferizajt, vizatimet multi-dimensionale në rrugët e qytetit dhe në institucionet publike. Aktivitet i cili aktivizoi artistët e rinj posaqërisht në rrymën e artit Urban Street Art. Kjo shoqatë gjithashtu perkujdeset që të organizojë evente në ditët festive, ditën e evropës, ditët e kulturës, ditët e diasporës, ditën e flamurit, ditën e fëmijëve me nevoja të veçanta, ku përpiqet të sjell ekspozita dhe të organizoj aktivitete gjithëpërfshirëse për të treguar vlerat artistike të qytetit të Ferizajt.
Kjo shoqatë e udhëhequr suksesshëm nga Lebibe Topalli, tani ka një kryetare të re, Pranvera Gursel Sylejmani e bija e dëshmorit të kombit, piktorit, dhe themeluesit e aktivistit të shoqatës “Zef Kolombi”, e cila me shumicë votash sot më 18.02.2017 zgjedhet kryetare e shoqatës.
Ish kryetarja e shoqatës Lebibe Topalli, e cila si suksesin më të madh të mandatit të saj e konsideron ri-aktivizimin e artistëve të rinj, përshendeti të gjithë kolegët për bashkëpunimin e perkrahjen, si dhe uroi Pranverën e kryesinë e re për suksese në vitet në vijim. Ajo beson qe edhe Pranvera do të ndjekë rrugën e njejtë pasiqe beson në aftësitë e saj dhe në bashkepunimin e mire të shoqatës me institucionet tjera. E gate mandates të saj, Lebibja thekson mbështetjen e Drejtorinë e Kulturës në Ferizaj.
Anetarë të tjerë në bord janë zgjedhur Xhenetë Jetishi, Përparim Behluli, Mujadin Mujë Nuhiu, Adelina Hakiu, Behar Devqa, Urim Halili.