27,12,2024

Rritet bashkëpunimi parlamentar Kosovë- Shqipëri

Must Read

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, janë pritur nga nënkryetarja e Kuvendit dhe kryetare e delegacionit shqiptar në AP të KiE-së, Valentina Leskaj, me deputetin  Pandeli Majko, Kryetar i Delegacionit Shqiptar në NATO,  dhe  Luan Rama, kryetar i Grupit parlamentar të LSI.

Bashkëpunimi ndërmjet dy kuvendeve, me theks të veçantë i shtrirë edhe në nivelin e komisioneve parlamentare, u vlerësua si një bashkëpunim strategjik.
“Në kuadër të vizitës sonë në Kuvendin e Shqipërisë, realizuam edhe disa takime të tjera, me deputetin z. Pandeli Majko, Kryetar i Delegacionit Shqiptar në NATO, z. Luan Rama, kryetar i Grupit parlamentar të LSI, mes tjerash theksuam vazhdimin e thellimit dhe të avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy kuvendeve tona” ka shkruar Reçica.
Në takim u diskutua lidhur me qëndrimet e Kosovës ndaj situatës së tensionuar që u krijua në veriun e Kosovës, ku u theksua se institucionet e Kosovës kanë ndjekur një politikë të pjekur në çështjen e trenit dhe të murit në Mitrovicë. “Delegacioni ynë mori mbështetje lidhur me çështjen e integrimit të Kosovës në proceset euro-atlantike. Në fund shpreha falënderime për znj. Leskaj, për pritjen e ngrohtë duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që ajo ka luajtur në plotësimin e të drejtave të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Reçica në profilin e vet në “Facebook”.
16734962_10210897911315561_1829550629_o

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img