22,12,2024

Ministria e Punës ndërmerr masa ndaj Qazim Rrahmanit

Must Read

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se ka ndërmarrë masa ndaj ish-zëvendësministrit të kësaj ministrie, aktualisht zv.ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qazim Rrahmani, i cili ka keqpërdorur kredit kartelën zyrtare.

MPMS ka bllokuar përdorimin e mëtejmë të kredit kartelës, duke zbatuar ndalesën prej 50% në pagë, për shumën e paarsyetuar të shpenzimeve, nga muaji shkurt i vitit të kaluar.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pasi që i ka tërhequr vërejtjen ish-zëvendësministrit, për përdorim jo të rregullt të kredit kartelës zyrtare, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme konform procedurave”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Ndërkaq sipas ministrisë, për  pjesën e mbetur të paarsyetuar të mjeteve të shpenzuara nga kredit kartela zyrtare, zëvendësministri Rrahmani, ka premtuar se këto mjete do t’i kthejë në Buxhetin e MPMS-së deri në fund të këtij muaji.

“Në të kundërtën, MPMS-ja do të njoftojë thesarin dhe organet kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme”, përfundon komunikata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img