22,12,2024

Zëvendësministri keqpërdori mijëra euro nga paratë e shtetit (Dokument)

Must Read

Njëri prej zëvëndësministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka keqpërdorur mijëra euro të buxhetit të shtetit. Bëhet fjalë për zv/ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qazim Rrahmani, i cili për më shumë se një vit shpenzoi afro 13 mijë euro nga kredit-kartela, e cila është e dedikuar enkas për zyrtarët e lartë qeveritarë.

Ndonëse merr rrogë fikse 1150 euro në muaj, një pjesë të madhe të parave i ka shpenzuar në mënyrë krejtësisht jo ligjore dhe jashtë rregullores së paraparë për arsyetim dhe faktimin e tyre.

“Indeksonline” ka siguruar dëshmi ku shihet qartë keqpërdorimi i kartelës nga zv/minitri Rrahmani. Në këto dokumentet pasqyrohet se si zv/ministri, i dikasterit të cilin e udhëheq Kujtim Shala,  “shkeli me dy këmbë” ligjin.

Madje, përpos blerjes me kartelë, ai edhe ka tërhequr mijëra euro nga bankomatët në Kosovë. Gjithsej vlera e tërheqjeve shkon në 5580.00 euro.

Pushimet në Turqi, me para të shtetit

Rrahmani, i cili deri para disa javësh ishte zv/ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka shpenzuar afro dy mijë euro për pushime në Turqi. Ai së bashku me ‘dostat’ e tij shpenzoi 1960 euro (bileta), të paguara në agjencinë “Fibula Travel”.

Gjatë qëndrimit në Antali, Rrahmani nga kartela e shtetit ka shfrytëzuar edhe në “MCDonalds” (192.75€uro).

Me para të tërhequra, zv/ministri poashtu bleu artikuj të ndryshëm ushqimor dhe garderoba në qendra tregtare në Kosovë. Ishte rrjeti i marketeve “Viva Fresh” në Ferizaj vendi ku ai mori harxh në vlerë prej 226.69€.

Në “Hib Petrol” bleu me POS (Pika të shitjes elektronike) gjësende të ndryshme; cigare “Marlboro”, lëngje… në vlerë prej 56.50€. Ndërsa në lokalin “Charlli Fashion” (Prishtinë) bleu garderob për 70 euro. Tek “Buli Alarm” harxhoi 65 euro kurse 25.35€ në “Bac Comerc”.

Qindra euro tërheqje të parave jashtë Kosovës

Më tutje, në dokumentet e siguruara nga “Indeksonline” shihet tërheqjet e parave gjatë qëndrimit si zv/ministri ishte në shtetet evropiane. Sipas përllogaritjeve del se ai tërhoqi afro një mijë euro sa ishte jashtë territorit të Kosovës.

Në Suedi tërhoqi 100 euro, derisa në Bruksel 200 euro dhe më pas bëri disa pagesa në vlerë prej 548.05€.  Gjatë qëndrimit në Shqipëri (Durrës) ai tërhoqi nga banka 100 euro ndërsa bleu disa gjëra në vlerën prej 39.99€ në “Esprit Dusseldorf Fashion”.

Megjithatë, përpos këtyre shpenzimeve, Rrahmani u fut në borxh edhe për disa lojëra me armë. Bëhet fjalë për gjuajtjen me pistolete (jo reale)  në poligonin “Reload” që gjendet në Prishtinë. Nga kredit-kartela ai pagoi për këtë argëtim 30 euro kesh…

Mirëpo, gjitha këto fakte nuk po i pranon zv/ministri Rrahmani. Ai thotë se nuk e ka keqpërdorur kartelën shtetërore ndonëse në dokumente janë të faktuara.

“Ju lutem hajde në takim pasdite dhe bisedojmë. Jo, Alban pse mu keqpërdorë edhe kush ka thënë që është keqpërdorë. Se di kush jau ka dhënë këto informata, por bile bile … (nuk dëgjohet qartë çfarë thotë)”, thotë ai për “Indeksonline”.

Më tej, udhëtimin për në Antali e shpjegon si punë zyrtare, ndonëse nuk jep detaje për takimet. “Në Turqi ka qenë udhëtim zyrtar, ai ka qenë udhëtim zyrtar. Ti normal që ki drejt me nxjerr pare jashtë vendit me kredit-kartel”, shprehet Rrahmani.

“Në HIB, jo  s’kam ble, nuk besoj… Çfarë blehet në HIB Petrol, jo absolut”, thotë ai. Ndërsa për gjuajte në poligonet me armë, zv/ministri potencoi se s’ka qenë asnjëherë aty. “Në Reload? Nuk shkoj me gjuajt aty pari unë…”.

Kësisoj, pas këtyre keqpërdorimeve, organet kompetente, respektivisht zyrtari kryesor i Administratës në MPMS është detyruar që t’ia bllokojë kredit-kartelën zv/ministrit Rrahmani.

Ndryshe, para dy javësh, me vendimin  e kryeministrit Isa Mustafa ai është emëruar në këtë pozitë. “Angazhimi im edhe në MKRS-së do të jetë që të kontribuoj në ngritjen dhe plotësimin e kushteve në fushën e Kulturës,Rinisë dhe Sportit, respektivisht për Rinin e komunitetit tim” kishte deklaruar ai.

Rrahmani në këtë pozitë është emëruar nga subjekti politik PAI (Partia e Ashkanlive për Integrim). /Indeksonline/

Image

Image

Image

Image

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img