Prishtinë, 6 shkurt 2017 –
Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha ka pritur të hënën në Prishtinë një delegacion të Postës së Maqedonisë, i udhëhequr nga drejtori gjeneral Faadis Rexhepi.
Ata kanë biseduar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, përkatësisht shkëmbimin e përvojave rreth projekteve konkrete që janë zhvilluar nga Posta e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë.
Për këtë qëllim gjatë ditës janë zhvilluar takime të ekspertëve të fushave të ndryshme .
Takimet e sotme janë rezultat i lidhjes së marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy administratave postare, para një viti
Shkëmbimi i përvojave do të mundësojë ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e të dyja shteteve si dhe rritjen e efikasitetit në punë.
Kryeshefi Hoxha dhe drejtori Rexhepi kanë paralajmëruar se takime të ngjashme të interesit të ndërsjellë do të organizohen edhe në të ardhmen.