07,02,2026

Qendra e kujdesit ditor ”PEMA” bëhet me kënd të lojrave

Must Read

Qendrës së kujdesit ditor “PEMA” në Ferizaj, e cila merret me trajtimin e personave me ç’rregullime fizike dhe psikike, sot i’u shtua edhe këndi i lodrave, falë iniciativës së vullnetares Vanesa Sadriu dhe klubit Rin’On në Ferizaj.

Sadriu tha bashkë me anëtarët e klubit Rin’On, për vetëm 4 ditë kanë grumbulluar një numër të konsiderueshëm të lodrave.

Në qendrën ditore ‘’Pema’’, e mirëpritën një iniciativë të tillë, duke thënë se këndi i lojrave ka qenë nevojë e kahmotshme e kësaj qendre.

Edhe prindërit u shprehen të kënaqur për krijimin e këtij këndi.

Ndërsa, zyrtari i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Ferizaj, Ibush Bakolli, tha se vullneti për ta ndihmuar këtë kategori nuk ka munguar asnjëherë mirëpo buxheti i kufizuar që posedojnë është ai që ua pamundëson një përkrahje të tillë, transmeton Televizioni Tema.

Numri i fëmijëve që marrin shërbime brenda muajit në këtë qendër është afër 100.  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img