19,05,2024

Volejbollistet e KVF Ferizaj me tre çmime nga Federata e Volejbollit për vitin 2016

Must Read

Federata e Volejbollit të Kosovës  sot ka shpallur  laureatët  e vitit 2016, në mesin e të cilave gjenden edhe tri sportiste nga Ferizaj.

Ishte trajnerja e  KVF Ferizaj, Albulenë Ejupi, e cila u radhit në mesin e  10 lojtareve më të mira  për senior. Por, siç thonë edhe në klubin  e Ferizajt më të rëndësishme ishin çmimet par kadetet e këtij klubi të cilat  u radhitën në pozitat e treta  sipas kategorive.

Loresa Avdyli u radhit në Top 3-shen  më të mirë  të kategorisë U-16 , ndërsa  Melirona Avdullahi u radhit në Top 3-shen më të mirë të kategorisë U-14.

Fakti se klubi i volejbollit të  femrave  “Ferizaj” është formuar afërsisht para dy vitesh ndarja e këtyre çmimeve  llogaritet një sukses  shumë i mirë për këto volejbolliste që premtojnë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img