Mbrëme Këshilli i Degës dhe kryesia e Degës së PDK-së në Ferizaj, mori vendim që të pranon në strukturat e saj, një pjesë të madhe të anëtarëve të strukturave të larta të LVV-së ne Ferizaj, të prirë nga ish kandidati për kryetar I LVV-së në Ferizaj z. Xhabir Morina dhe kandidatja e VV-së për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, znj Lumnie Morina
Arsyeja më e rëndësishme, kryesore e largimit të grupit nga LVV, janë pakënaqësitë në sjelljet e këqija dhe megallomane të udheqësve të LVV-së dhe mos pajtimet thelbësore-të pakapërcyeshme lidhur me procesin zgjedhor në LVV që ishte plotësisht i dirigjur, i kontrolluar dhe i manipuluar nga udheheqja qëndrore e LVV-së.
Mirëseardhje në PDK, të sapo aderuarve u dëshiruan kryetari i Degës së PDK-së z. Agim Aliu, Nënkryetari për çështje organizative z. Bajrush Xhemajli, z. Elmi Reçica anëtar i kryesisë në nivelin qëndror dhe strukturat e larta të Degës së PDK-së në Ferizaj
Së shpejti priten edhe aderime të tjera nga ky subjekt por dhe nga subjektet tjera politike në PDK-Ferizaj, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.
Me respekt
Kryesia e PDK Dega në Ferizaj