Këngëtarja bukuroshe Albulena Jashari u bë e njohur që nga një spektakël konkurrimi në Shqipëri. Ajo menjëherë vazhdoi rrugën e muzikës duke arritur suksese të njëpasnjëshme, përmes projekteve të ndryshme muzikore për publikun si balada, ritme të rock alternative dhe trip hop.
Stili i të kënduarit e bënë shumë të dashur për publikun ndërkohë në shumë lokalet e ndryshme ku ajo përformon, mbushën përplot adhurues të saj. Këngëtarja sharmante javën e kaluar ishte në njërën prej lokaleve në qytetin e Pejës dhe as këtu nuk munguan fansat e shumtë. Për jetën private të saj shumë pak është shkruajtur në media, pasi siç duket vëmendja e saj është përqendruar më shumë në karrierën muzikore kurse projekti i saj i fundit me video-klip ishte kënga “Bashkë”, e cila për disa javë ishte në vendet e para në top-lista.
Adhuruesit e saj, ajo pritet t’i suprizojë me projektet e tjera të radhës por pa zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.
Must Read