25,11,2024

VV:Akulli dhe bora nëpër rrugët dhe trotuaret e Ferizajt rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve!

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate  ka ngritur shqetësimin për trotuaret dhe rrugët e pa pastruara nga bora.  Në komunikatën e  Vetëvendosjes  thuhet  se qytetarët në vend të trotuareve po shfrytëzojnë rrugët për qarkullim.

Më poshtë u sjellim komunikatën e plotë të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje,Qendra në Ferizaj.

Akulli dhe bora nëpër rrugët dhe trotuaret e Ferizajt rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve!

Trotuaret në pjesën më të madhe të rrugëve në Ferizaj janë të pakalueshme. Nga kjo papërgjegjësi e kuvendareve po rrezikohen qytetarët ferizajas, por më të rrezikuar janë nxënësit dhe të moshuarit. Kemi përshtypjen që kryetari i komunës është mbyllur në ato pak metra katrorë sa i ka në kuvendin komunal. Kryetari Sfarqa, si mjet informimi ose më mirë të themi dezinformimi për qytetarët, ka zgjedhur mënyra që ngjasojnë me kanalin shtetëror të Koresë së Veriut, ku gjithçka konvertohet në sukses. Dezinformimi në Korenë Veriore arrin deri aty sa Koreja fitoi kampionatin botëror ndaj Brazilit me rezultatin 10:0. Në të njëjtën mënyre kryetari Sfarqa nga zyrja e tij, njofton qytetarët se rrugët dhe trotuaret e Ferizajt janë të kalueshme, përderisa qytetarët në vend të trotuareve shfrytëzojnë rrugën e që janë të mbushura me akull dhe në çdo hap që hedhin jeta e tyre është në rrezik, qoftë nga rrëshqitja e më shumë nga makinat.
Shtrohet pyetja; pse duhet të paguaj qytetari Ferizajas për këto dështime?

Pse duhet të jenë të rrezikuar fëmijët tanë rrugës për në shkollë?

Apo përjeton Ferizaj një qeverisje skandaloze, të ngjashme me atë qendrore?

A duhet qytetari Ferizajas të kërkojë llogari për këto dështime?

A është kjo mënyra më e mirë për ti ikur përgjegjësisë së marrur?

Pse duhet ta kultivojmë këtë mentalitet që po provohet të instalohet nga njerëz të pa përgjegjshëm. Përgjigjen gjejeni ju qytetarë të dashur. Ju jeni tatimpaguesit e këtij shteti, ju jeni ata që po i financoni këta qeveritarë, andaj ju takon juve të ngritni zërin kundër getos, korrupsionit, nepotizmit dhe dajës.

Nënkomiteti i infrastrukturës pranë LVV!-Qendra Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img