Administrata Tatimore e Kosovës i ka kërkuar, Labinot Tahirit, nga Aleanca Kosova e Re, që të themelojë një fondacion në mbështetje të familjeve të varfra.
Këtë e ka konfirmuar vetë Tahiri, në emisionin Kontakt, në TribunaChannel, duke treguar edhe kohën se kur do ta themelojë.
Tahiri, në këtë intervistë ka folur edhe procesin gjyqësor në Francë ndaj ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Ai beson se ashtu siç nuk u lejua të hyjë treni në Kosovë, njejtë do të ndodhë edhe me rrënimin e murit në veri.
Në këto rrethana, ai thotë se është momenti i fundit që të themelohet edhe ushtria e Kosovës.
Shpalljen e njëanshme të Asociacionit të Komunave Serbe, Tahiri thotë se nuk duhet ta lejojë Brukseli zyrtar, transmeton gazetatribuna.
Ai beson se mund të përsëritet “eksodi” i qytetarëve të Kosovës, për shkak të stërzgjatje së procesit të liberalizimit të vizave.
Labinot Tahiri i njohur edhe si Labi me emrin skenik, tha në emisionin “Kontakt” në “Tribuna” se meqenëse është anëtarësuar në partinë Aleanca për Kosovën e Re të drejtuar nga Behxhet Pacolli, ka vendosur që zyrtarisht të kandidoj për kryetar të Ferizajt.
“Kam vendosur që të kandidoj si kryetar i Ferizajt me AKR-në dhe kam besim të plotë që do ta fitojë garën”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, është e rëndësishme që Ferizaj të ketë një kryetar që e meriton dhe që punon për njerëzit e qytetit, duke ua bërë atyre jetën më të mirë.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë në videon e mëposhtme: