26,11,2024

Barna kontrabandë në tualetin e një autoshkolle në Ferizaj ( FOTO )

Must Read

Njësitë e Doganës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me njësit Policore në rajonin e Ferizajt kanë ushtruar disa bastisje ku edhe kanë gjetur sasi të konsiderueshme te barnave të cilat janë futur ilegalisht në Kosovë.

Në një komunikatë të lëshuar sot, Dogana thotë se në rastin e parë, aksioni ka filluar me kontrollimin e tri barnatoreve si dhe një poliklinike.

Në rastin e parë, aksioni ka filluar me kontrollimin e tri barnatoreve si dhe një poliklinike.

Gjatë kontrollit në barnatore nuk janë hasur parregullsi në aspektin e taksave derisa në podrumin e poliklinikës janë hasur sasi të konsiderueshme të barnave të cilat janë konfiskuar menjëherë. Pas numërimit janë evidentuar 597 paketime barna disa me banderola te Serbisë, te gjitha barnat e gjetura  janë konfiskuar.

 

Aksioni tjerët është zhvilluar në një lokacionin më saktësisht tek një subjekt i cili ka veprimtari kryesore të regjistruar si auto-shkollë ku ka pasur dyshime për kontrabandim dhe strehim të mallrave, respektivisht medikamente. Gjatë kontrollit të këtij subjekti është gjetur një mini-depo e improvizuar për barna në tualetin e këtij lokali.

Pas numërimit të sasisë totali ishte 684 paketime me barna të kontrabanduara. Totali i këtyre aksioneve ishte 1281 paketime të zbuluara dhe të konfiskuara, në të dy rastet kompanitë janë gjobitur si dhe lëndët kanë vazhduar për hetime, derisa vlera e këtyre barnave kalon shumën prej 5000 eurove.

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img