I pari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa të hënë ka zhvilluar një takim me karabinierët italian në krye me rreshterin Rocco Fleres.
Kryetari Svarqa me këtë rast ka falënderuar këta të fundit për vizitën e bëri, ndërkaq i ka njoftuar lidhur me qytetin e Ferizajt.
Ai tha se qyteti i Ferizajt, është njëri ndër qytete më të qeta në Republikën e Kosovës sa i përket situatës së sigurisë, ndërkaq është qyteti i tretë për nga numri i banorëve.
Nga ana tjetër rreshteri Rocco Fleres, ka falënderuar kryetarin Svarqa, për pritjen e bërë, ndërkaq ka theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë në çështje që janë në interes të të gjithë qytetarëve.
Me këtë rast kryetari Svarqa, ka shkëmbyer edhe dhurata modeste mes karabinierëve italian.