02,01,2026

Humb jetën gjashtëvjeçari, shkak prekja nga gripi

Must Read

Dyshimet e mjekëve mësohet se janë lidhur me një problem në zemër që mund të ketë patur vogëlushi dhe që më pas i ka shkaktuar atij vdekjen, por nga veprimet, policisë i rezulton se ka qenë gripi ai që i ka marrë jetën gjashtë vjeçarit.

Në dosjen që policia i ka dorëzuar Prokuorisë, shkruhet se fëmija është shtruar në QSUT në datë 12 Janar dhe një ditë më pas ka ndërruar jetë në reanimacionin e pediatrisë, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova.

Me kërkesë të familjarëve, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë i shkaktoi vdekjen fëmijës gjashtë vjeç.

Nga veprimet e kryera deri më tani policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkak të komplikacioneve nga gripi, megjithatë do pritet vendimi përfundimtar i mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e parë me legjislaturën e re

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img