16,06,2025

Kryetari Svarqa dhe ipeshkvi Gjergji biseduan për çështje humanitare

Must Read

Imzot Dodë Gjergji dhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, janë takuar në selinë e Ipeshkvisë së Kosovës, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim konkretizimin e ndihmës humanitare për popullatën e Ferizajt.

Pas takimit, kryetari Svarqa tha se është biseduar për mundësinë e ofrimit të hapësirave të reja nga Komuna e Ferizajt për nevojat e ngritjes së një qendreje kulturore nga kisha katolike, si dhe për mundësitë e konkretizimit të ndihmave humanitare nga fondacioni “Dom Lucian Avgustini”.

Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord që t’i vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e projekteve të përbashkëta. Ata shkëmbyen edhe dhurata modeste, në shenjë nderimi reciprok.

15977062_1400413636660122_1381372990201321219_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img