23,06,2025

Aksionit të të rinjve për dhurimin e rrobave dhe ushqimit i përgjigjen shumë qytetarë

Must Read

Ferizaj.12.01.2017. Thirrjes së të rinjve  nga grupi Rin’On,  me iniciativën e Leona Jahiri,  për të grumbulluar rroba dhe ushqim për të ndihmuar familjet në nevojë në këto ditë dimri, për vetëm dy ditë i janë  përgjigjur  shumë qytetarë.

Aksioni i grumbullimit ka vazhduar edhe ditën e sotme.

Këta të rijë, kanë falënderuar të gjithë ata që kanë dhuruar veshmbathje dhe ushqim si kanë bërë thirrje të gjithë atyre që në këtë kohë me temperatura të ulëta kanë nevojë për rroba dhe ushqim që ti kontaktojnë.

Grumbullimi i veshmbathjeve dhe ushqimit nga këta të rijë është duke u bërë në lokalet e Qendrës së Kulturës në Ferizaj.

Ndihma1 16105590_1313678395321180_3932873238351605641_n Ndihma

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në Ferizaj: Dëmtohen tri vetura, arrestohet 38 vjeçari

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në rrugën “Brahim Ademi“, në Ferizaj. Lidhur me rastin është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img