27,12,2024

Hapet ekspozita “Modernizimi në Ferizaj 1960-1990″

Must Read

Ferizaj.12.01.2017. Këtë të enjte në Galerinë e Arteve në Ferizaj, student të Kolegjit UBT, dega e arkitekturës kanë hapur  ekspozitën  “Modernizimi në Ferizaj 1960-1990”

Ekspozita u organizua nga kolegji UBT në bashkëpunim me  Galerinë e Arteve në Ferizaj dhe Drejtorinë për Kulturë Rini dhe Sport.

Me këtë rast Rektori i Kolegjit UBT,  Edmond Hajrizi, ka përshëndetur të pranishmit në këtë ekspozitë, pedagogët e Kolegjit UBT dhe studentët për punën e tyre  në realizimin e këtij projekti.

“Është ky një projekt i parë i këtij lloji në Kosovë me çka është paraqitur arkitektura e Ferizajt  gjatë viteve 1960-1990”  tha Hajrizi.

Ai  ka falënderuar edhe të gjitha institucionet e Komunës së Ferizajt të cilët ofruan dokumentacionet e nevojshme që ky projekt të dali sa më i kompletuar.

“Ky është një projekt që ka një rëndësi  edhe për Kosovën e natyrisht edhe për studentët e Kolegjit. Idea e projektit ishte që qytetarët të jenë më afër  me ndryshimet në arkitekruën e qytetit që ka ndodhur në këtë periudhë” tha Lulzim Beqiri, Dekan i Kolegjit  UBT.

Ndërsa profesori Kujtim Elezi tha se ky projekt ka pasur për qëllim që të përcjell arkitekturën në një periudhë të caktuar e cila ka karakteristikat e sajë dhe ka vlerën e kohës të cilën e paraqet.

“Fatkeqësisht objektet më ikonike të këtyre periudhave është zhdukur apo është dëmtuar rëndë  si pasojë e e zhvillimeve  agresive urbane  të fillimit të shekullit XXI, të cilat janë treguar të papërgjegjshme  ndaj këtyre vlerave të padiskutueshme të arkitekturës në Kosovë, duke  humbur mundësinë që qyteti të ndërtojë dhe rrëfejë historinë e vet përmes shtresave diverse arkitektonike të tij” ka thën  Elezi.

Në emër të grupit të studentëve të cilët realizuan këtë projekt  Qëndrim Begisholli   tha se përmes këtij projekti  janë munduar që të gjithëve tu ofrojnë mundësinë  që të mësojnë diçka nga e kaluara.

Hapjen e kwsa ekspozite, në emër të Qeverisë Komunale  e ka bërë Naim Ferati,Drejtor i DKR-së

Ferati tha se përmes kësaj ekspozite po u mundësohet qytetarëve të Ferizajt që të njihen    më gjatë dhe më thellë me historikun e qytetit të Ferizajt.

“Përmes kësaj ekspozite  po mundësohet që të njihemi me të kaluarën dhe arkitekturën e qytetit  gjatë viteve 1960- 1990” tha Ferati.

Ferati  ka falënderuar edhe studentët dhe pedagogët e Kolegjit UBT  që këtë  po e bëjnë për herë të parë në Ferizaj   dhe dhe po lënë gjurmë edhe në arkitekturën e qytetit.

Gjatë kësaj ekspozite  mysafirët patën rastin të shohim edhe maketa të objekteve kryesorë  në Ferizaj, harta dhe fotografi të arkitekturës së objekteve  gjatë këtyre viteve.

16111456_10209719379239559_1379072500_n

16010719_10209718371054355_523850452_o

16010461_10209718353213909_1936835903_o 15979127_10209718375414464_310364364_n 15978658_10209718375614469_2130223499_n 16111996_10209718376014479_216789700_n  16111142_10209718376614494_474772268_n  15978151_10209718377214509_446621139_n

16111679_10209718378814549_677110815_n

16111622_10209718380254585_2128707705_n 15978807_10209718380574593_798833340_n

15978678_10209718376934502_798144800_n

15978194_10209718380774598_1016732168_n 15978987_10209718381094606_242670160_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img