27,12,2024

Zëvendës Ministri Rrahmani takohet me Ambasadorin Walker

Must Read
 Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, u takua sot me ambasadorin William Walker, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Me këtë rast Rrahmani e falënderoi ambasadorin Walker për kontributin e madh që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai po ashtu e njoftoi atë me gjendjen e pakicave kombëtare si dhe projektet e MPMS-së, përfshirë edhe ato që do të implementohen në të ardhmen, të cilat do të fokusohen në përmirësimin e mirëqenies sociale të pakicave.
Rrahmani ka theksuar se pozicioni i pakicave në Kosovë është mjaft i avancuar dhe për këtë është garancë shteti i Kosovës, Kushtetuta e saj dhe ligjet në fuqi, të cilat janë në harmoni të plotë me ligjet më të avancuara të botës demokratike dhe BE-së.
Ambasadori Walker, është shprehur i kënaqur me informimin dhe gjendjen e avancuar të komuniteteve në Kosovë.
Ai ka falënderuar zëvendës Ministrin Rrahmani për pritjen, duke e inkurajuar atë, që të punojë sa më shumë për të drejtat e pakicave në Kosovë.
Me këtë rast ambasadori Walker i ofroi atij bashkëpunim të ngushtë si një mik i Kosovës, duke shprehur dëshirën që Kosova të jetë një shtet i zhvilluar dhe i mundësive të barabarta për të gjithë, në realizimin e të drejtave të tyre.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img