Shtabi emergjent i formuar i Komunës së Ferizajt, ka marr vendim që këto ditë të ftohta dimri t’i ndihmojë familjet që kanë nevojë për ndihmë.
Me këtë rast janë këto familje janë ndihmuar me dru për ngrohje, por edhe me gjëra elementare ushqimore.
Drejtori i Shëndetësie dhe Mirëqenies Sociale, Burim Karameta, është shprehur se drutë për ngrohje për familjet skamnore po shpërndahen në bashkëpunim të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, ndërsa gjërat ushqimore në bashkëpunim edhe me bizneset ferizajase.
“Ne si shtab emergjent kemi identifikuar ato familjet të cilat kanë nevojë për ndihmë. Janë kryesisht familjet që jetojnë kryesisht në periferi dhe në viset rurale”, ka thënë drejtori Karameta.
Nga ana tjetër Hava Tërshana, përfituese e kësaj ndihme është shprehur mirënjohëse ndaj komunës së Ferizaj, për ndihmat e ofruara.
Bëhet e ditur se gjatë ditës së nesërme do të ndihmohen edhe familjet me nevojë në fshatin Burrnik, Jezerc dhe në Fushën e madhe.