Partia Demokratike Ashkalinjëve Kosovës mbajti kuvendin Vll-të për zgjedhjen e kryetarit të ri për mandatarin e tretë në kuvend, ku të pranishëm ishin 11 degë të subjektit politik të PDAK-së nga qytete të ndryshme të Kosovës me 143 delegat ku dhe këtë herë zgjidhet kryetarë për PDAK Danush Ademi me vota të hapura.
Ademi falënderon të gjithë degët e PDAK-së për besimin e dhënë dhe këtë herë i falënderon delegatet për punën dhe vullnetin e tyre që kanë për Partin demokratike Ashkalinjëve Kosovës ,duke falënderuar përfaqësues të institucioneve dhe fytyra të tjera publike.
Kryetari i posa zgjedhur në PDAK dhe për katër vitet tjera të ardhshme thotë që kemi hartuar një platformë politike më specifike të re ku së shpejt do të shihet në skenë duke punuar me të gjithë të tjerët.
“Ne kemi për synim ndërtimin e shtëpive për rastet sociale ku unë kam kërkuar nga Kuvendi i Kosovës një milion eruo që të shpërndahen për ndërtimin e shtëpive për rastet sociale ku së shpejti do të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës dhe synimi ynë si parti është edukimi dhe punësimi infrastruktura e tjera ku unë asnjëherë nuk do të ndalem duke shërbye komuniteti Ashkanli në Kosovë, Maqedoni,Mal zi dhe Diasporë” ka thënë Ademi.
Ademi komentoj dhe dorëheqjen e Kryetarit të degës së PDAK-së në Ferizaj, Qazim Rrahmani dhe të nënkryetarit të PDAK-së dega Ferizaj, Asllan Kryeziu, të cilët munguan në kuvendin e Vll-të të PDAK-së. Kryetari i posa zgjedhur thotë që Rrahmani më nuk do të jetë më zv.Ministër pasi që ai ka dhënë dorëheqje nga PDAK. Ata kanë filluar një puç para 4-5 muajsh ku janë munduar të zhvlerësojnë punën time si deputet i Kosovës, sepse mua me kanë besuar për 15 vite përfaqësimin tim politik që jam duke punuar dhe u shërbyer qytetarëve të Kosovës. Ata janë munduar të bllokojnë kuvendin zgjedhorë me puçin e tyre ku janë të imponuar nga njerëzit e vet nga diaspora. Unë falënderojë degët e PDAK-së për mbështetjen e tyre dhe besimin.
Ademi e quan dora e zezë dorëheqjen e tyre sepse “Subjekti tjetër u garanton që do të paguaj borxhet Qazim Rrahmanit me arsyetimin vetëm për të bllokuar procesin e kuvendit të Vll-të” ka thënë Ademi.
Kurse për dorëheqjen e Asllan Kryeziut, Ademi po ashtu thotë se “Është kërcënuar nga Qazim Rrahmani me postin të cilin është, për të mos qenë pjesë e këtij procesi zgjedhorë ku unë besojë që brenda përfundimi të mandatit tina do të kthehet ai”