Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, por edhe në orët e vona të mbrëmjes po punohet me përkushtim maksimal që rrugët e qytetit të Ferizajt, të pastrohen në tërësi nga reshjet e fundit të borës.
Edhe në këto orë, kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku më ekipin emergjent, po vëzhgon nga afër punimet që po bëhen në pastrimin e borës në tërësi në rrugët: “Dëshmorët e Kombit”, “Ahmet Kaqiku”, në rrugën “12 qershori”, si dhe rrugët tjera të qytetit të Ferizajt.
Kjo është hera e parë që në Komunën e Ferizajt, ndodh që të hiqet bora në tërësi nga qyteti, vetëm e vetëm, që qytetarët ferizajas të kenë një qarkullim sa më të lehtë.
Me këtë rast kryetari Svarqa, ka falënderuar edhe kompanitë e kontraktuara nga komuna që po bëjnë gjithçka për pastrimin e rrugëve nga bora, por edhe kompanitë tjera private që janë paraqitur në mënyrë vullnetare për heqjen e borës sic janë: “Rahovica”, “Eskavatori Company”, “Berisha Company”, “Verda” sh.p.k. “Begisholli”,”Mani”, “Shtatë Vllezërit”, “Lonardi”, “Arsimi”, si dhe “Kopshti i Artë”.
Edhe qytetarët ferizajas janë shprehur mirënjohës kryetarit Svarqa, që po bënë pastrimin e qytetit në tërësi nga bora, dhe kanë theksuar se kjo është hera e parë që qyteti i Ferizajt pastrohet në këtë mënyrë.