Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që ka djegur pothuajse tërësisht supermarketin në Shtime.
Një zjarrfikës ka pësuar lëndime të lehta gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, i cili ka përfshirë rreth mesditës supermarketin “Viva Fresh” në Shtime.
Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Basri Shabani.
Sipas Shabanit, zjarri është lokalizuar nga njësitë e zjarrfikësve.
Shabani tha se nga zjarri që ka djegur pothuajse tërësisht objektin ku gjendet supermarketi nuk ka pësuar askush tjetër.
Shkaqet e zjarrit, sipas zyrtarit të Policisë, nuk dihen ende. Ai tha se ekspertët janë në vendin e ngjarjes dhe do të vlerësojnë shkaqet.