Të dielën në Ferizaj ka vazhduar të bëhet heqja e borës nga trotuaret e Ferizajt nga kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve.
Nga afër punimet për pastrimin e rrugëve, por edhe trotuareve i ka vëzhguar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku edhe me shtabin emergjent.
Me këtë rast kryetari Svarqa, ka falënderuar qytetarët që kanë bërë edhe heqjen e automjeteve të tyre nga trotuaret.
Shtabi edhe një herë u kërkon qytetarëve, e sidomos pronarëve të dyqaneve, që të mos e hedhin borën në rrugë, por ta mbledhin në grumbuj, në mënyrë që të bëhet i mundur largimi i saj me makinerinë e kompanive përkatëse.