Ferizaj.07.01.2017. Shtabi I Emergjencës në krye me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa sonte në orët e mbrëmjes është ngjitur edhe deri ne Jezerc dhe në Greme të Ferizajt për të përcjellë gjendjen e rrugëve.
Shtabi ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë në hapjen ë rrugëve nga bora edhe në pjesët të cilat kanë qenë më të goditura nga reshjet e fundit të borës.
Gjithashtu përmes një njoftimi Shtabi për Emergjenca ka bërë të ditur se nesër që nga ora 10:00 në qytetin e Ferizajt do të filloi pastrimi i trotuareve në qytet. Për këtë është bërë apel tek vozitësit që ti ikin parkimit nëpër parkingjet në rrugët kryesore të qytetit për të bërë të mundur më të lehtë punën e makinerive që do të angazhohen për pastrimin e trotuareve.