Pas një punë intensive që është bërë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Shtabi emergjent në krye me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kanë qëndruar në të gjitha fshatrat e komunës së Ferizajt, me c’rast kanë bërë edhe hapjen e rrugëve për të gjithë qytetarët ferizajas. Me këtë rast kryetari Svarqa, ka falënderuar edhe të gjithë qytetarët ferizajas për kontributin që kanë dhënë në pastrimin e borës së bashku edhe më kompanitë e ndryshme e ndryshme që kanë qëndruar gjatë gjithë natës në teren.
U bë e ditur se shtabi emergjent po bën përpjekje maksimale që të bëjë lirimin e rrugës edhe për tek dy fshatrat e thella malore asaj të Fushës së Madhe dhe fshatit Burrnik.
Me këtë rast shtabi emergjent bënë apel edhe tek qytetarët që pastrimin e borës së tyre, mos ta hedhin në rrugë po ta grumbullojnë para lokaleve të tyre afariste për shkak të asaj se kështu po bëhen rrugët e pa pastruar serisht.