25,11,2024

Mustafa: Nga lista e publikuar, vetëm 20 ish pjesëtar të UÇK-së kërkohen nga INTERPOL

Must Read

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, ka thënë se janë 20 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kërkohen nga INTERPOL-i.

Këtë koment ai e ka bërë si reagim ndaj lajmit të publikuar në disa portale se bëhet fjalë për 157 persona nga Kosova që do të kishin problem me ligjin, si pjesë e urdhërarresteve të lëshuara nga Beogradi.

“Nga kjo listë e publikuar, vetëm 20 ish pjesëtar të UÇK-së kërkohen nga INTERPOL. Policia e Kosovës (Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit ILECU) ka verifikuar të gjithë 157 emrat të cilët janë pjesë e kësaj liste dhe e cila po prezantohet nëpër media si listë e INTERPOL-it. E vërteta është se vetëm 20 nga këta 157 emra janë në listën e INTERPOL-it”, ka shkruar Mustafa.

Sipas numrit dy të dikasterit të rendit në Kosovës, Policia e Kosovës, më 16.12.2016 përmes zyrës së INTERPOL-UNMIK ka dërguar ankesë për futjen e këtyre 20 personave në listën e kërkimit nga INTERPOL dhe ka kërkuar largimin e tyre.

“Përndryshe, dhjetëra emra janë larguar nga kjo listë si rezultat i reagimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa, përcjell Koha.net. “Përndryshe, lista prej 157 ish pjesëtarëve të UÇK e cila po prezantohet nëpër media si listë e INTERPOL-it, në të vërtetë është listë e publikuar në ‘Libri i Bardhë’ i nxjerr nga Qeveria e Serbisë në vitin 2003”, ka shtuar më tej ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img