01,07,2025

Urimi i Agim Aliut për Vitin e Ri 2017

Must Read

Të nderuar bashkëqytetarë.

Në emër të degës së PDK-së në Ferizaj dhe timin personal, pranoni urimet më të përzemërta për Vitin e Ri 2017. Me dëshirën që ky Vit i Ri të jetë vit i plotësimit të projekteve tona kombëtare, partiake, shoqërore dhe personale, si dhe vit i realizimit të dëshirave dhe ëndrrave tona më të mira, unë ju uroj më shumë fat, suksese dhe guxim në realizimin e tyre në këtë Vit të Ri.

Le të jetë ky një vit i paqes, begatisë, shëndetit, haresë dhe dashurisë. Një vit i sukseseve, si në rrafshin profesional, po ashtu edhe në atë personal për secilin nga ne. Një vit i rikthimit të shpresës së qytetarëve tanë për një qeverisje më demokratike dhe shërbime më cilësore. Një vit i rikthimit të dinjitetit tonë kombëtar dhe personal në vendin e merituar.
Gëzuar dhe me fat 2017

Me respekt
Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img