27,12,2024

Urimi i kryetarit Svarqa për Vitin e Ri 2017

Must Read

Të dashur ferizajas,

Kemi kaluar së bashku edhe një vit përpjekjesh, sfidash e suksesesh, për një jetë më të mirë e më të begatë. Kemi punuar me përkushtim dhe kemi investuar para e mund, që fëmijët tanë të kenë fëmijëri me më pak brenga, që të rinjtë tanë të përgatiten më mirë për jetë dhe që qytetarët tanë të kenë më shumë hapësira për t’i shprehur mundësitë e veta krijuese e ndërtuese. Pushteti lokal i Ferizajt gjatë vitit 2016 ka përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, ka zgjeruar e përmirësuar hapësirat shkollore, ka stimuluar ndjeshëm themelimin, forcimin dhe zgjerimin e bizneseve, ka mbështetur dhe stimuluar më shumë se çdo vit tjetër konsolidimin e bujqësisë, blegtorisë e bletarisë, ka bërë me rrugë të asfaltuara, me ujë të pijes e me ndriçim publik dhjetëra lagje, fshatra e vendbanime dhe ka përmbushur shumicën dërrmuese të kërkesave që janë parashtruar në administratën komunale. Gjatë gjithë vitit kemi dialoguar e bashkëbiseduar për projektet zhvillimore dhe për investimet që e përmirësojnë jetesën e të gjithë neve.

Por, natyrisht se kemi pasur edhe vështirësi e kufizime. Shumë nevoja të qytetarëve ende presin zgjidhjen. Ende jemi larg ndërtimit të mirëqenies së dëshiruar. Mirëpo, unë kam besim të patundur se, me përkrahjen tuaj, do të arrijmë përherë e më shumë.

Në vitin 2017 na presin shumë punë e angazhime. Projekte me rëndësi dhe me peshë të madhe të sferës publike, që do ta ndryshonin pamjen dhe funksionalitetin e Ferizajt, presin të realizohen. Nëse kemi shëndet të mirë, prirje pozitive, bashkëpunim të ngushtë, kurajo e besim për të ardhmën, asgjë nuk mund të na pengojë që ta ndërtojmë vendin tonë më të mirë e më të bukur, për ne dhe për fëmijët tanë.

Ndaj, uroj që edhe në vitin 2017 të jemi zemërhapur, bashkëpunues e mirëdashës ndaj njëri-tjetrit, këmbëngulës në realizimin e synimeve tona dhe të gatshëm për të përballuar së bashku të gjitha sfidat që do të na dalin përpara.

Në shenjë besimi e shprese se e nesërmja do të jetë më e mirë, dëshiroj t’ju uroj për Vitin e Ri 2017. Gëzuar dhe gjithë të mirat për ju, familjet tuaja, të afërmit dhe të dashurit tuaj!

Gëzuar!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img