Edhe këtë vit, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa në momentet e ndërrimit të motmoteve ishte pran atyre që këtë festën e pritën në vendin e tyre të punës.
Ai ka vizatuar pjesëtaret e Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Brigadën e Zjarrfikësve, QKMF-në dhe repartin e gjinekologjisë në spitalin e Ferizajt.
Të gjithë atyre kryetari Svara ju uroi për një vit të mbarë dhe suksese ndërsa nga të gjitha institucionet që u vizituan fatmirësisht nuk u raportua asnjë rast që do të prishë atmosferën e festës së vitit të ri.