27,12,2024

KUNDËR REAGIM: Lëvizja Vetëvendosje! Qendra Ferizaj

Must Read

Pas reagimit të PDK-së, dega në Ferizaj në lidhje me komunikatën lëshuar nga LVV , Qendra në Ferizaj,  sërish ky subjekt ka dalë me një kundër reagim.

Kundër reagimin  e plotë të Lëvizja Vetëvendosje   në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim:

 

KUNDËR REAGIM: Lëvizja Vetëvendosje! Qendra Ferizaj

Nëse e analizojmë titullin e reagimit të Partisë Demokratike të Kosovës në lidhje me komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Ferizaj, për arsim të datës 30.12.2016, shohim përkushtimin e tyre patetikë dhe pritjet e tyre për ta shuar ose dëmtuar në çdo mënyrë LVV në Ferizaj.

Por ju bëjmë të qartë PDK-së, që të jesh aktivist i LVV është sfidë, ose si e thoshte i madhi i Kombit Ukshin Hoti “Vdis o bëje” e kjo do të thotë të jesh aktivist është të jesh ai i riu revulucionar që bën ndryshimin karshi një pushteti që mbush autobusët me të rinjë për Hungari.

Ndoshta mund t’i theni miqtë e juaj por kurrë një aktivist të LVV. Në fakt ishte një reagim i zbrazur dhe pa logjikë konstruktive që për autor ka mundur të ketë ndonjërin nga ata që blenë temat e diplomes nëper shpalljet e shtyllave elektrike.

Pra ajo që na shqetësoi më shumë ishte mungesa e argumeteve, anashkalimi fakteve dhe tendenca për t’u shitur si viktimë. Por mos të harrojmë që në vitin që po e lëmë pas Lëvizja Vetëvendosje! në Ferzaj kishte rritjen më të lartë që nga themelimi.

Është pikrisht PDK ajo vrima e zezë e gjithesisë e cila për këto 16 vite sa dhe e kishte kohën e shpërthimit të saj përpiu, degradoi gjithçka në Kosovë, duke përfshirë dhe sistemin e arsimit. Po ju përkujtojmë se ishte LVV ajo që ngriti zërin për shkeljet në komunën e Ferizajt sepse në kohën kur Lidhja Demokratike e Kosovës qeverisë me Ferizajn, PDK i konvenon më së shumti, sepse gjatë kësaj kohe ata duke shantazhuar dhe në bashkëpunim me LDK zhvillojnë bizneset e tyre në heshtje dhe pasurohen duke mos rrezikuar asgjë. Prandaj kjo ishte dhe arsyeja e heshtjes. Të jeshë në struktura të PDK ka tri arsye: E para je i kapur nga ta, e dyta je i invovlvuar në bizneset e tyre dhe e treta je ndoshta aq naiv sa që të mendosh që po kontribon në përmisimin e saj është sikur ta shikosh qiellin së koti dhe të presësh çmimin nobel për merita.

Se sa e involvuar dhe sa e ka kapur shtetin PDK shihet dhe vizita e Z. Reçica tek fëmijet e pjestarëve të policise, nuk dyshojmë që ndonjëri nga ata fëmijë është i atyre pjestarëve të policisë speciale të cilët ai i përdori kunder LVV. Madje disa prej tyre më herët kanë qenë dhe tmerri i qytetit të njohur si banda që rriheshin mes vete. Ky që ju po e mbroni, është ai që ata i ngriti dhe sot natyrisht se ata sakrifikohen për të. Kjo është logjika e bandave të amerikës së para luftës së dytë botërore ose epoka e “Capones”.Në fakt janë pikërisht fëmijët e policëve, ata që kanë nevojë më së shumti që prindërit e tyre të kenë sigurim shëndetsorë e jo dhurata. Ndoshta ka qenë më njerzore të vizitohen familjet e veteranëve apo ato skamnore? Por ndodh që aty i keni mbyllur të gjitha dyert. Ndodhë vetëm në strukturat e larta të PDK së Ferizajt të përfitosh si veteran kur gjithë e dinë që tërë kohën ke qenë në Stankovec. Pra kjo është ajo PDK e cila sot na flet për “Vlera” Apo ndoshta për dallim nga bota e civilizuar ata kanë gjetur një definicion të ri për vlerat dhe atij po ju referohen. Apo bota është e krisur. Sinonim i hipokrizisë është kur njeriu që shkatërroi të ardhmen e këtij vendi dhe të këtyre fëmijëve, shpërndanë dhurata për ta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img