27,12,2024

Hapet një rrugë e re në mes të qytetit të Ferizajt (Foto)

Must Read

Ferizaj.30.12.2016. Këtë të premte është hapur një rrugë në afërsi të shkollës “Jeronim de Rada”  e cila lidh rrugën “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ramadan Rexhepi”

Prona në të cilën është hapur kjo rrugë deri më tani,edhe pse ishte pronë publike, është shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme nga qytetarët.

Hapjen e kësaj rruge e ka përcjellë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa i cili  ka thënë se hapja e kësaj rrugë do të mundësoi qarkullim më të lehtë të qytetarëve.

“Fillimisht më këtë ne po lirojmë hapësirat publike të cilat për fat të keq janë shfrytëzuar në mënyrë jo ligjore dhe pa ndonjë vendim paraprak të organeve  dhe institucioneve komunale. Këtë rrugë ne sot po e lirojmë në dobi të interesit qytetarë  për qarkullim të lirë të qytetarëve dhe përmes kësaj po lidhim  rrugën “Dëshmorët e Kombit” me rrugën Ramadan Rexhepi” ( rrugën e Spitalit), pra po krijohet një lidhje me kompleksin e objekteve shëndetësore “ ka thënë Muharrem Svarqa.

Svarqa tha se më këtë projekt po integrohet  lëvizja e lirë nëpër qytet dhe po krijojmë mundësi komunikimi nga rruga në rrugë dhe shkarkim i komunikacionit.

Bëhet e ditur se kjo rrugë gjatë tërë gjatësisë së sajë nuk ka pasur  implikime pronësore pasi ishte e tëra pronë komunale, transmeton Tv Liria.

rruga6  rruga4 rruga3 rruga2

rruga5

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img