26,11,2024

Reçica: Me ndryshimet e ligjit do të simbolizohen vlerat e çdo veterani

Must Read

Deputeti Elmi Reçica, gjatë diskutimit në leximin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se përmes këtij ndryshimi të ligjit të simbolizojmë vlerat e çdo veterani.

“Nuk ka më mirë se sa ta përmbyllim këtë vit duke e plotësuar ligjin e Veteranëve të UÇK-së për të përmirësuar statusin e veteranëve, ligji nuk është Kuran e as Bibël, por ka mundësi dhe mund të ndryshohet e të plotësohet. Ne e kemi mundësinë që përmes këtij ndryshimi të ligjit të simbolizojmë vlerat e çdo veterani, sepse siç dihet, luftën e shenjtë të UÇK-së nuk mundemi ta mbulojmë me këtë ligj.Në të ardhmen kur të kemi rritje ekonomike e rritje të buxhetit, shtohen mundësitë për t’i trajtuar në mënyrë meritore veteranët. Përfaqësuesit e OVL-së janë të zgjedhur me votë të fshehta përmes zgjedhjeve demokratike të kuvendeve zgjedhore dhe përfaqësojnë të gjithë veteranët e UÇK-së. Po ashtu, duhet të trajtohen me ligj edhe Dëshmorët e parë të UÇK-së”  ka thënë Reçica

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img